Bernardeschi gjen menjëherë skuadër

Futboll

Bernardeschi gjen menjëherë skuadër

Më: 27 maj 2022 Në ora: 13:08
Bernardeschi gjen menjëherë skuadër

Përveç lamtumirës së kapitentit Chiellini, Juventus nuk ka rinovuar as kontratat e Paulo Dybala dhe Federico Bernardeschi-t për sezonin e ardhshëm.

Për Bernardeschi-n duket se është vënë në lëvizje Napoli. Mundësia për ta marrë më kosto zero është shumë tunduese për Aurelio de Laurentiis.

Edhe vetë lojtari duket se është shprehur i gatshëm për një transferim te rivalët e Zonjës së Vjetër dhe, sipas Il Mattino, ka arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme për rrogën.

Nëse presidenti De Laurentiis do të jetë i gatshëm t’i ofrojë një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon, Bernardeschi do të nënshkruante menjëherë.

Napoli, për të shmangur surpriza të këqija, mund të vendosë ta përshpejtojë operacionin. Megjithatë, mbyllja e operacionit duket s e nuk është edhe aq afër.

Në fakt, drejtori sportiv Giuntoli duket se po vlerëson edhe opsione të tjera në rast se nuk do të arrihej marrëveshja me kampionin e Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat