Finalja me Liverpool, entuziazëm në rrugët e Parisit

Futboll

Finalja me Liverpool, entuziazëm në rrugët e Parisit

Më: 27 maj 2022 Në ora: 15:54
Finalja me Liverpool, entuziazëm në rrugët e Parisit

Të shtunën në mbrëmje, Real Madrid do të jetë në kërkim të titullit numër 14 në Champions League.

Në Paris të Francës, të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti sfidojnë Liverpoolin e Jurgen Klopp, me të kuqtë që kanë zhvilluar një nga sezonet më spektakolarë.

Megjithatë, Los Blancos e kanë treguar përgjatë rrugëtimit të tyre europian se mund të fitojnë ndaj kujtdo edhe nëse të gjithë i mendojnë të dorëzuar, ashtu siç ndodhi në gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.

Ndërkohë, madrilenët kanë mbërritur në kryeqytetin francez dhe entuziazmi ka qenë i madh me njerëz të shumtë të cilët mbushën rrugët për të ndjekur nga afër disa prej lojtarëve më në zë të momentit, pa harruar faktin se në radhët e Real Madrid luan edhe bashkëkombasi i tyre, Karim Benzema.

Ndaj, kanë një arsye më shumë për të mbështetur spanjollët në finalen e së shtunës ndaj Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat