Sulmuesi e mbyll me Manchester Utd

Futboll

Sulmuesi e mbyll me Manchester Utd

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:57
Sulmuesi e mbyll me Manchester Utd

Pas thuajse dy vitesh pjesë e Manchester United, Edinson Cavani mbyll aventurën me klubin anglez.

Sulmuesi nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale bëri të ditur se sezonin e ardhshëm nuk do të luajë në Old Trafford, diçka që në fakt ishte e pritshme duke qenë se Djajtë e Kuq përgatiten të nisin një epokë të re me në krye trajnerin Erik ten Hag.

Në fjalën e tij të fundit si lojtar i United, Cavani pati vetëm falenderime për tifozët të cilët e kanë mbështetur pa kushte ndërsa shtoi se i mbetet peng që në sezonin e kaluar, kur ishte në një formë të mirë, fansat nuk ishin në stadium prej koronavirusit.

“Kam vetëm mirënjohje për tifozët e Manchester United, kanë treguar respekt ndaj meje prej ditës së parë kur u transferova në Old Trafford. Mendoj se e kanë vlerësuar të gjithë impenjimin që kam pasur kur vishja fanellën e United, kam kërkuar të jap më të mirën gjithnjë. Ju jam mirënjohës dhe do të kem gjithnjë një kujtim të bukur.

Ajo që më ka lënë një shije të hidhur është fakti se në sezonin e kaluar, kur edhe isha në formë të mirë, fansat nuk patën mundësinë të ishin në stadium prej koronavirusit.

Këtë sezon me tifozët në tribuna, nuk ia dola të bëja mirë, ashtu si edhe skuadra. Do të doja që të shënoja gola si në sezonin e kaluar dhe të festoja me tifozët të cilët kanë qenë të afërt me mua, kjo është diçka shumë e rëndësishme për një futbollist”, u shpreh Cavani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat