Thaçi: Nuk e kemi meritu barazhin

Futboll

Thaçi: Nuk e kemi meritu barazhin

Më: 28 maj 2022 Në ora: 19:32
Thaçi: Nuk e kemi meritu barazhin

Malisheva ka arritur ta mposht Vushtrrinë me rezultat 3-1 në ndeshjen e barazhit për Superligën e Kosovës, duke siguruat biletën e fundit për qëndrim në elitë.  

Pas ndeshjes ka folur trajneri, Arsim Thaqi, i cili i urojë klubit mbetjen në elitë dhe theksoi se është i kënaqur me mënyrën se si luajti klubi.

“Jam i kënaqur. Pashë një ekip që e ka dominu lojën e ka pasë qetësinë. Në momentet kur është dashtë me shënu, kemi shënu.

I uroj skuadrës së Malishevës, është historike për Malishevën, shpresojmë që vitin e ardhshëm të jetë më në formë se ç’është tash. Nuk e kemi meritu barazhin, por sido që të jetë, futbolli i ka këto. Shpresojmë që në vitin e ardhshëm të investohet më shumë në këtë klub” – tha Thaqi për Art Sport.

Malishevasit kishin zënë pozitën e tetë në renditje, ndërsa Vushtrria kishte eliminuar Lirinë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë për t’u takuar në këtë ‘mini finale’ që i siguroi Malishevës biletën e fundit për Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat