Benzema e mbyll si golashënuesi më i mirë

Futboll

Benzema e mbyll si golashënuesi më i mirë

Më: 29 maj 2022 Në ora: 00:44
Benzema e mbyll si golashënuesi më i mirë

Karim Benzema e ka mbyllur këtë edicion të Ligës së Kampioneve si golashënuesi më i mirë i turneut. Ai tundi 15 herë rrjetën në këtë sezon të mrekullueshëm për të duke qenë lojtari vendimtar i madrilenëve.

Ai gjeti golin edhe në finale, por u anulua për pozicion jashtë loje mes polemikave të shumta.

Një gol të cilin ai e sheh si pikën e kthesës së kësaj ndeshje.

"Një finale është e vështirë, psikologjike, ka pauza… Nuk kishim ritëm të mirë, por shënuam një gol në pozicion jashtë loje dhe na ktheu në ritëm. Në pjesën e dytë luajtëm si gjithmonë për të fituar në finale.

Fitorja në Paris? Do të thotë shumë, klubi më i mirë në botë, në shtëpinë time, në vendin tim. Është diçka e madhe për të gjithë madrilenët’, tha Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat