Kahn reagon pas deklaratës së Lewandowskit

Futboll

Kahn reagon pas deklaratës së Lewandowskit

Më: 30 maj 2022 Në ora: 18:40
Oliver Kahn

Drejtori te klubi i Bayern Munichit, Oliver Kahn, ka reaguar pas deklaratës së dhënë sot nga Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak sot tha se aventura e tij te kampioni gjerman ka marrë fund, duke shprehur sërish dëshirën e tij për t’u larguar nga “Allianz Arena”.

“Nuk më pëlqen kjo situatë. Ajo që është e qartë për momentin është se historia ime me Bayernin ka marrë fund. Nuk e shoh asnjë mundësi që të vazhdoj të luaj në këtë klub. Zgjidhja më e mirë është shitja. Tash dua të koncentrohem tek Polonia. Pas Ligës së Kombeve do të kemi kohë për të biseduar rreth situatës, por nuk ka mundësi që unë të qëndroj në Bayern. Është një klub serioz dhe shpresoj që nuk do të më bllokojë vetëm pse mund ta bëjë këtë falë kontratës”, u shpreh Lewandowskit.

Deklarata e tij nuk i ka pëlqyer aspak drejtorit, Oliver Kahn, i cili tha se nuk e dinë arsyen pse Lewandowski u shpreh ashtu.

“Nuk mund t’ju them pse Robert zgjodhi këtë mënyrë për të komunikuar situatën e tij. Deklaratat publike të tilla nuk të çojnë askund. Robert duhet të dijë se çfarë ka në Bayern. Vlerësimi nuk është rrugë njëkahëshe”, tha Kahn për “Sport1”.

Kujtojmë se Lewandowski ka kontratë të vlefshme me Bayern Munichin deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Fakti që ai ka ende kontratë me “Bavarezët” duket se është duke ia komplikuar mundësinë për t’u larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat