Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 12:08
Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.06.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes finale të kupës së Kosovës, ndeshjes së barazhit për Superligë si dhe ndeshjeve të Superligës së kadetëve edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive dhe mori këto:

Vendime:

Lojtari i KF “Liria“ Shpat Vezaj me nr fanelle 2 dhe nr ID 018192M05, Në ndeshjen e xhiros së 29 të Superligës së kadetëve Liria – Besa zhvilluar në Prizren me 22.05.2022 , në min 90+ ndëshkohet me karton të kuq (ofendim), Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Prishtina“ Leart Kamberi me nr fanelle 4 dhe nr ID 003200M06. Në ndeshjen e xhiros së 30 të Superligës së kadetëve Ballkani-Prishtina zhvilluar në Suharekë me 28.05.2022 , në min 90+ ndëshkohet me karton të kuq ( fyen gjyqtarin) . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës disiplinore:
FC” Drita“. Para fillimit të ndeshjes tifozët e FC ”Drita”, hudhin fishekzjarre , mjete piroteknike tymuese në fushë, në pjesën e barit sintetik dhe në shtegun e atletikës, duke e dëmtuar në disa vende (digjen nga zjarri i fishekzjarreve). Në min 5,6, 9, 10, hudhen mjete piroteknike plasëse në shtegun e atletikës dhe pjesën e barit sintetik si dhe hudhin fishekzjarre në fushë duke e dëmtuar fushën, pjesën e barit sintetik, shtegun e atletikës në disa vende dhe njikohësisht rrezikojnë shëndetin e futbollistëve në fushë. Në minuten 72, tifozët e FC ”Drita” ofendojnë në kor gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Drita“. Afati 07.06.2022, ora 13:00.

FC “Llapi”. Tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre në shtegun e atletikës në barin artificail si dhe në fushë duke shkaktuar dëme të duksheme (disa pjesë digjen nga zjarri i fishekzjarreve). Në min 17-të , tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre, mjete piroteknike plasëse me ç’rast dëmtohet fusha, shtegu e atletikës, në disa pjesë bari sintetik si dhe dy lleda te reklamave, gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen per 2 min. Në min 47-të tifozët e FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike plasëse dhe fishekzjarre në fushë me ç’rast në disa pjesë dëmtohet fusha. Pas perfundimit të ndeshjes tifozët e FC ”Llapi” kalojnë rretojat e tribunave hynë deri afër fushës dhe dëmtojnë ( thejne ) mbajtset e lledave 20 metra të gjatë. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Llapi“. Afati 07.06.2022, ora 13:00.

FC ”Vushtrria”. Në min 77-të deri sa po pregaditej ekzekutimi i penalltisë nga FC ”Malisheva” tifozët e FC ”Vushtrria” të vendosur në tribunën jugore kapin , terheqin dhe zhvendosën rrjetën nga porta duke e pamundësuar vazhdimin e kohës së mbetur të lojës, në të njëjtën kohë kishin dëmtuar (hequr) 72 copë ulëse nga e njëjta tribunë, shumica e tyre janë hedhur në fushën e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për 15 min.

Në ato momente për shkak të agresivitetit në rritje dhe me qëllim të vazhdimit të lojës së mbetur nga policia është kërkuar të zbrazet tribuna jugore. Pas fillimit të zbrazjes së tribunës tifozët ofendojnë në kor FFK-në.

Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Vushtrria “. Afati 07.06.2022, ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat