Shpresat e Shqipërisë do të luajnë sot kundër Anglisë

Futboll

Shpresat e Shqipërisë do të luajnë sot kundër Anglisë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 14:29
Shpresat e Shqipërisë do të luajnë sot kundër Anglisë

Pas barazimit 1-1 ditën e djeshme të Kombëtares së Shqipërisë, sot do të shijojmë një tjetër sfidë kuqezi. “Shpresat” do të luajnë në transfertë ndaj Anglisë U-21, e cila do të thotë shumë për ecurinë në grupin G.

Një fitore e Shqipërisë do t’i jepte presion mjaft të madh Kosovës dhe Sllovenisë, që ndodhen më lart në renditjen e përgjithshme. Nga ana tjetër një tre pikësh për ishullorët do t’i jepte padyshim sigurinë në krye të tabelës.

Ndeshja konsiderohet mjat e vështirë për Shqipërinë në letër, duke krahasuar organikën e lojtarëve të të dyja skuadrave dhe një pikë do të ishte mjaft e vlefshme për skuadrën tonë.

Ndërkohë me shumë vëmendje do të pritet edhe një element si Eljon Toçi që ka shpërthyer me gola te Fiorentina..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat