Kahn drejt Anglisë për Manen

Futboll

Kahn drejt Anglisë për Manen

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 19:05
Kahn drejt Anglisë për Mane-n

Bayern Munich është impenjuar seriozisht në transferimin e Sadio Mane në “Allienz Arena” dhe për këtë rast deri më tani kampionët e Gjermanisë i kanë bërë dy oferta të njëpasnjëshme Liverpool-it.

Megjithatë pavarësisht shifrave të konsideruara të ofruara nga bavarezët për senegalezin, me ofertën e parë 21 milionë paund dhe të dytën 300 milionë paund, “The Reds” nuk pranojnë më pak se 42.5 milionë paund për sulmuesin dhe nisur nga ky fakt anglezët i kanë refuzuar të dyja ofertat e gjermanëve.

Ndodhur në një situatë të tillë, por edhe përballë faktit tashmë që Robert Lewandowski dëshiron të largohet që këtë verë, Bayern do të luajë çdo gurë për afrimin e 30-vjeçarit.

Mediet gjermane raportojnë se Drejtori Ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Kahn së bashku me drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic do të udhëtojnë drejt Anglisë për të diskutuar më konkretisht për transferimin e Sadio Mane, si dhe për të tentuar të bindin “The Reds” që t’ua shesin bavarezëve senegalezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat