Drita dhe Llapi gjobiten pas finales së Kupës së Kosovës

Futboll

Drita dhe Llapi gjobiten pas finales së Kupës së Kosovës

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 13:19
Drita dhe Llapi gjobiten pas finales së Kupës së Kosovës

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 08.06.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, ndeshjes së barazhit për edicionin 2021-2022.

Vendimet e plota: 

FC” Drita“. Para fillimit të ndeshjes tifozët e FC ”Drita”, hudhin fishekzjarre , mjete piroteknike tymuese në fushë, në pjesën e barit sintetik dhe në shtegun e atletikës, duke e dëmtuar në disa vende (digjen nga zjarri i fishekzjarreve). Në min 5,6, 9, 10, hudhen mjete piroteknike plasëse në shtegun e atletikës dhe pjesën e barit sintetik si dhe hudhin fishekzjarre në fushë duke e dëmtuar fushën, pjesën e barit sintetik, shtegun e atletikës në disa vende dhe njekohësisht rrezikojnë shëndetin e futbollistëve në fushë. Në minuten 72, tifozët e FC ”Drita” ofendojnë në kor gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro si dhe obligohet FC “ Drita “ ,ta paguaj 50% të demit të shkaktuar në stadiumin “ Fadil Vokrri “.

Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët I iplotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FC “Llapi”. Tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre në shtegun  e atletikës  në  barin artificail  si dhe në fushë duke shkaktuar dëme të duksheme ( disa pjesë digjen nga zjari i fishekzjarreve). Në min 17-të ,  tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre, mjete piroteknike plasëse me ç’rast dëmtohet fusha, shtegu e atletikës,  në disa pjesë bari sintetik  si dhe dy lleda te reklamave, gjyqtari kryesor  ndërpreu ndeshjen per 2 min.  Në min  47-të tifozët e FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike plasëse dhe fishekzjarre në fushë me ç’rast  në disa pjesë dëmtohet fusha. 

Pas perfundimit të ndeshjes tifozët e FC ”Lapi” kalojnë rretojat e tribunave hynë deri afër fushës dhe dëmtojnë (thyejnë) mbajtset e lledave 20 metra të gjatë.

Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro si dhe obligohet. FC “ LLapi “ ,ta paguaj 50% të demit të shkaktuar në stadiumin “ Fadil Vokrri “. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët I iplotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat