Vllaznia njofton largimin e radhës…

Futboll

Vllaznia njofton largimin e radhës…

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 16:51
Vllaznia njofton largimin e radhës…

Matko Djarmati nuk është më drejtori sportiv i Vllaznisë.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi shkodran me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ku njoftojnë ndarjen me drejtorin sportiv.

Kroati ishte pjesë e kuqebluve prej dy vitesh ku luajti një rol kryesor për merkaton e skuadrës shkodrane.

Nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë Djarmatin në këtë post, në një kohë që në orët e fundit është lakuar edhe emri i ish-trajnerit Elvis Plori.

Gjithsesi, burime të gazetës në klub tregojnë se gjasat më të mëdha janë që presidenti Xhaferi të ofrojë në rolin e drejtorit sportiv një tjetër emër, i cili ka eksperiencë në të kaluarën në këtë detyrë.

"KF Vllaznia bën të ditur se kontrata me drejtorin sportiv z. Matko Djarmati ka përfunduar. Në këto rrethana, duke e falenderuar për punën e mirë që ka bërë në këto dy vite që ka qenë pjesë e klubit tonë, i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”", njofton KF Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat