Mourinho tenton goditjen e madhe

Futboll

Mourinho tenton goditjen e madhe

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 15:29
Mourinho tenton goditjen e madhe

José Mourinho provon goditjen e madhe në merkato. Sikurse shkruan “Corriere dello Sport”, trajner portugez synon të veshë me fanellën verdhekuqe uelsianin Gareth Bale, të cilit në fund të këtij muaji i përfundon kontrata me Realin e Madridit.

Në fakt, gazeta italiane i referohet një lajmi të spanjolles “El Nacional”, e cila zbulon synimin e teknikut luzitan për të pasur nën urdhrat e tij anësorin e famshëm, fitues i pesë Champions League me klubin “merengues”.

Mourinho thuhet se eka telefonuar lojtarin për ta bindur që të nisë një aventurë të re te Roma, në Serinë A.

Disa skuadra spanjolle janë të interesuara për Bale, por “Special One” do të mundohet ta marrë në Trigoria për të pasur një përforcim cilësor në repartin ofensiv. Me kualifikim e Uellsit në Botëror shuhet çdo dyshim mbi idenë e lojtarit për të varë këpucët në gozhdë. Të paktën deri në dhjetor as që bëhet fjalë për tërheqjen nga futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat