Katër gola në Roterdam, Holanda zhgënjen

Futboll

Katër gola në Roterdam, Holanda zhgënjen

Nga: K.G. Më: 11 qershor 2022 Në ora: 22:43
Katër gola në Roterdam, Holanda zhgënjen

Polonia edhe pse avancoi me 0:2, megjithatë importoi vetëm një pikë nga stadiumi “De Kuip” në Roterdam.

Ballafaqimi mes Holandës dhe Polonisë përfundoi pa fitues (2:2). 

Ndeshje e luftuar e me katër gola, por holandezët zhgënjyen tifozët e tyre. 

Për Poloninë shënuan Cash (18'), Zielinski (49') e për Holandën Klaassen (51') e Dumfries (54'). 

Pas xhiros së tretë në Grupin 4-të të Ligës A të Kombeve, Holanda kryeson me 7 pikë, pasojnë Polonia 4, Belgjika me 4 dhe Uellsi 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat