Tirana zyrtarizon largimin e Hotit

Futboll

Tirana zyrtarizon largimin e Hotit

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 14:53
Tirana zyrtarizon largimin e Hotit

Tirana ka konfirmuar largimin e mesfushorit Engjjëll Hotit, i cili kishte komunikuar me klubin se nëse nuk do të gjente hapësira në skuadër do të largohej.

Duket se palët nuk kanë rënë dakord në takimin mes tyre, me drejtuesit që e kanë lënë Hotin të largohet.

Vetë klubi bardheblu e konfirmoi largimin e Hotit me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke e falënderuar për kontributin e tij.

Për mesfushorin interesohet Vllaznia, por edhe klube në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat