Januzaj drejt transferimit në Angli

Futboll

Januzaj drejt transferimit në Angli

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 11:44
Januzaj drejt transferimit në Angli, Moyes kërkon ribashkimin me të

Klubi anglez, West Ham United po shfaq së fundmi dëshirën për të përfunduar nënshkrimin e yllit shqiptar, Adnan Januzajt.

Januzaj tani është 27 vjeç dhe ka të ngjarë të largohet nga Real Sociedad kur t’i skadojë kontrata në fund të qershorit.

Ish-anësori sulmues i Manchester United mund të ribashkohet me trajnerin e tij të vjetër David Moyes.

Sipas mediumit Diario de Sevilla, West Hami është në mesin e disa skuadrave që i ofrojnë Januzajt një kontratë.

Real Betis dhe Napoli janë dy skuadrat e tjera që janë serioze për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm dhe për shumë sezone tjera.

West Hami do të jetë në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm, ndërsa Napoli dhe Betis mund të ofrojnë futboll në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat