Musliu: Jam në bisedime me disa klube

Futboll

Musliu: Jam në bisedime me disa klube

Nga: K.G.. Më: 17 qershor 2022 Në ora: 17:16
Musliu: Jam në bisedime me disa klube

Futbollisti Ardi Musliu konfirmon largimin nga skuadra e Ulpianës së Lipjanit.

Musliu ka treguar se ka ndonjë ofertë apo ku do të vazhdojë karrierën.

“Pas përfundimit të sezonit, me nuk do të jem pjesë e KF Ulpianës.

Falënderoj të gjithë për këto 2 vite te mrekullueshme, duke filluar nga kryesia e klubit, presidentin Abedin Salihu dhe të gjithë trajnerët që punuan me mua si futbollist! 

Në veçanti dua te falënderoj trajnerin Fadil Ademi, të cilit i jam shumë mirënjohës!

Ishte kënaqësi dhe privilegj që isha pjesë e këtij ekipi!

Falënderoj Qytetin e Lipjanit, tifozerin Ultras ‘Tigrat’ - Lipjan, duke ju dëshiruar çdo të mirë, sepse ju realisht meritoni më të mirën.

Sa i përket karrierës time si futbollist, jam në bisedime me disa klube dhe shumë shpejt do të përcaktohen për të ardhmen time!”, njofton Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat