City kërkon portierin Ortega

Futboll

City kërkon portierin Ortega

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 17:13
City kërkon portierin Ortega

Manchester City dëshiron ta sjellë portierin Ortega si transfer të lirë pasi që Steffen ka kërkuar më shumë minuta për të luajtur

Pep Guardiola është duke marrë në konsideratë kalimin e portierit gjermani i cili është i gatshëm të vijë pa para pasi që Arminia Bielefelt ra nga Bundesliga.

Manchester City është duke konsideruar që ta këtë portier zëvendësues për portierin Ederso, ku Stefan Ortega është i mundshëm si opsion.

29 vjeçari është pa kontratë pasi që kontrata e tij me Arminia Bielefelt skadoi pas rënies së klubit nga Bundesliga.

Amerikani Zack Steffen është për momentin zgjedhja e dytë dhe ai sapo ka nënshkruar zgjatjen e kontratës deri më 2025.

Stefan Ortega luajti të gjitha ndeshjet e Bundesligës sezonin e kaluar në përjashtim një për shkak të koronavirusit dhe pati paraqitje të mirë me klubin pavarësisht se përfunduan në vendin e parafundit.

Ai ishte në listën rezervë të Gjermanisë për Euro 2020 dhe më parë është lidhur me një kalim të Bayern Munchen si zëvendësues i Manuel Neuer.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat