Komplikohet marrëveshja mes Leaos dhe Milanit

Futboll

Komplikohet marrëveshja mes Leaos dhe Milanit

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:35
Rafeal Leao

Është komplikuar marrëveshja për rinovimin e kontratës së Rafeal Leao më Milanin.

Leao është i lidhur me ‘Rossonerët’ deri në vitin 2024, por klubi janë të gatshëm për të vazhduar edhe më gjatë me portugezin.

Por, siç njofton “Gazzetta dello Sport”, ka ndodhur një komplikim në bisedimet për rinovim me lojtarin.

Leao i ka kërkuar klubit një pagë të lartë për të rinovuar, një vlerë prej 6 milionë euro në sezon.

Klubi i Milan janë duke hezituar që t`ia plotësojnë kërkesën e anësorit.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje për vazhdim, apo lojtari do të largohet nga kampioni i Italisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat