Tirana do të luajë ndaj Fenerbaces

Futboll

Tirana do të luajë ndaj Fenerbaces

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 20:06
Tirana do të luajë ndaj Fenerbaces

Tirana do të luajë ndeshjen e tretë miqësore në ditën e nesërme. Këtë herë bëhet fjalë për provën e së vërtetës, pasi kundërshtari i bardhebluve do të jetë i niveli të lartë.

Kampionët e Superiores do të gjejnë përballë tyre gjigandët e Turqisë, Fenerbacen.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 18:00.

Sa i përket transmetimit, klubi turk njofton se kjo ndeshje do të transmetohet në kanalin e tyre në Youtube vetëm për anëtarët, të cilët për t’u bërë pjesë e saj duhet të kryejnë një pagesë të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat