Soucek mund të jetë larg West Hamit

Futboll

Soucek mund të jetë larg West Hamit

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 13:23
Tomas Soucek

Soucek “çmend” Premier League, 3 skuadra kërkojnë shërbimet e lojtarit çekut!

E ardhmja e Tomas Soucek mund të jetë larg West Hamit duke pasur parasysh vështirësitë e rinovimit të kontratës, pasi palët akoma s’kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

Siç raporton “The Sun”, mesfushori çek, i cili ka ende dy vite kontratë, kërkoi një rritje të pagës, por pas bisedimeve në shkurt nuk pati takime të reja, dhe kjo mund të çojë në divorc në verë.

Tre klube angleze si Newcastle, Everton dhe Aston Villa e pëlqejnë shumë Soucek, por ata do të duhet të paguajnë të paktën 30 milionë euro për kartonin e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat