Gareth Bale transferohet në ShBA, bashkëlojtar me Chiellinin

Futboll

Gareth Bale transferohet në ShBA, bashkëlojtar me Chiellinin

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:38
Gareth Bale

Gareth Bale ka ndryshuar kontinent. Futbollisti uellsian do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bale ka arritur marrëveshje me ekipin nga MLS, Los Angeles FC.

Ylli i Uellsit, 32 vjeç, ka qenë pa klub që kur i skadoi kontrata me Real Madrid këtë verë.

Ai largohet me një rekord prej 106 golash në 256 paraqitje, pasi ka fituar tre tituj të La Ligës, një Copa del Rey dhe pesë Liga të Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat