Broja përkrah emrave më të kërkuar

Futboll

Broja përkrah emrave më të kërkuar

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 11:04
Broja përkrah emrave më të kërkuar

Armando Broja është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato vere.

Një listë e gjatë klubesh të rëndësishme Europiane, janë vënë pas talentit shqiptar, teksa kërkojnë me çdo kusht që të sigurojnë shërbimet e sulmuesit, që realizoi një sezon të shkëlqyer me Sauthemtonin në Premier Ligë.

Njukastëll është një nga klubet që ka shfaqur interes të vazhdueshëm për Brojën.

Me ardhjen e presidentëve sheikë në krye, financat te bardheblutë janë të shëndosha, teksa drejtuesit kanë piketuar edhe goditje të bujshme në këtë merkato.

Në listën e këtyre goditjeve, është piketuar edhe Armando Broja. Shqiptari është rreshtuar në krah të Aleksandër Isak, Xhanluka Skamaka dhe Dominik Kalver-Ljuin, si opsione të mundshme për repartin ofensiv. Në ditët në vijim pritet të mësohet me mjaft kuriozitet se cila do të jetë e ardhmja e Brojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat