Tite mbron Neymar dhe sulmon Pochetinon

Futboll

Tite mbron Neymar dhe sulmon Pochetinon

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 15:41
Tite mbron Neymar dhe sulmon Pochetinon

Neymar mbylli një sezon nën pritshmëritë e drejtuesve të PSG, me këta të fundit që tashmë nuk e konsiderojnë të paprekshëm sulmuesin dhe në rast të një oferte të kënaqshme nga ana ekonomike, atëherë do të pranin negociatat për të shitur brazilianin.

Ndërkohë, në krah të Neymar ka dalë trajneri i kombëtares së Brazilit, Tite, i cili në fakt fajin për rendimentin e futbollistit, edhe pse nuk përmend emra, e kalon te Mauricio Pochetino. Tite thekson se Neymar duhet të luajë më pranë zonës kundërshtare në mënyrë që në pah të dalë ana kreative e 30-vjeçarit.

Neymar duhet të shfaqë sa më shumë pjesën e tij krijuese sepse në këtë formë mund të bëhet deçiziv dhe të zgjidhë një ndeshje. Nëse një trajner e vendos Neymar të spostuar në krah, atëherë unë do ta quaja atë një “gomar” sepse në atë pozicion ai limitohet shumë”, u shpreh Tite.

Ky i fundit i ka ndryshuar vendosjen Neymar me Brazilin dhe tashmë sulmuesi është më aktiv gjatë lojës duke rënë pothuajse gjithë kohën në kontakt me topin dhe këtë Tite, kërkon që ta aplikojnë edhe te PSG në mënyrë që të marrin më të mirën nga ish-lojtari i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat