KF 2 Korriku, jep lajmin e hidhur

Futboll

KF 2 Korriku, jep lajmin e hidhur

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 21:02
KF 2 Korriku, foto nga arkiva

Të lënduar me humbjen e një djaloshi fantastik si Rroni, Ne si Football Club 2 Korriku, Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, shkruan në faqen e KF 2 Korrikut të Prishtinës.

“Është vërtetë e vështirë të gjesh fjalë për t’u shprehur në raste të tilla, kur goditesh me një lajm kaq të hidhur, siç ishte lajmi për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, lajm i cili definitvisht na tronditi të gjithëve e na bëri të ndihemi keq.

Rroni vite më parë u angazhua në klubin tonë të futbollit, e ato kujtime që ai i la në klubin tonë, do të mbeten pjesë e pashlyer e historisë sonë; do të mbeten momente, me të cilat mund të krenohemi ne si klub, me vet faktin se pjesëtar patëm një të ri fantastik, i cili pos që nuk u kursye kurrë brenda fushave të blerta, ishte i shkëlqyeshëm edhe jashtë tyre, me sjellje të mira e duke qenë një djalosh shembull për t’u ndjekur.

Image

Rroni

Edhe një herë, juve si familje, ua shprehim ngushëllimet më të sinqerta e Ju qëndrojmë pranë në këto momente të rënda, kurse Rronin do ta mbajmë mend gjithmonë, ashtu siç edhe shokët e gjeneratës së tij e kanë quajtur, si ‘djali ma i mirë i ekipit’.
Dheu qoftë i lehtë për ty, Rron!”,
njofton KF 2 Korriku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat