Xavi flet për të ardhmen e Dembeles

Futboll

Xavi flet për të ardhmen e Dembeles

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 06:20
Xavi dhe Dembele

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur në lidhje me të ardhmen e Ousmane Dembele.

Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij muaji, ndërsa rinovimi nuk është arritur.

Klubi dhe trajneri e duan në ‘Camp Nou’, por francezi nuk pajtohet me kushtet e ofruara.

Në një intervistë për ‘La Sexta’, ishte Xavi që foli për takimin e zhvilluar dje mes lojtarit, dhe drejtuesve të klubit.

“Kjo varet nga ai”, tha katalanasi.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e anësorit, Chelsea është klubi që po e monitoron situatën e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat