Xherdan Shaqiri rikthehet, triumfon skuadra e tij

Futboll

Xherdan Shaqiri rikthehet, triumfon skuadra e tij

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2022 Në ora: 12:13
Xherdan Shaqiri

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është rikthyer pas lëndimit.

“Rikthimi i shkëlqyeshëm i Shaqirit në fitoren e rëndësishme të Chicagos me rezultat 1:0 ndaj Philadelphia Union.

“Xherdan Shaqiri është rikthyer fuqishëm në fushë pas një pushimi të shkurtër të lëndimit. Ylli i kombëtares së Zvicrës bëri një paraqitje të shkëlqyer në fitoren 1:0 të Chicago Fire.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 68-të me anë të mesfushorit Federico Navarro (shënoi nga 17 metra). Goditja e tij e devijuar gjen rrugën në këndin e poshtëm të djathtë të portës, 1:0”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Xherdan Shaqiri rikthehet pas një dëmtimi dhe mungesës në dy ndeshjet e fundit. 

“Ai me pasime të shkëlqyera, ngjall rrezik dhe tregon se është i gatshëm të vrapojë”, shkruan media zvicerane.

Megjithatë, portali sportiv “VAVEL” shkruan për “performancën më të mirë që Shaqiri ka treguar me fanellën e Chicagos deri më tani”.

Pavarësisht tre pikëve, situata në tabelë mbetet e pakëndshme për skuadrën e trajnerit Ezra Hendrickson. Me 17 pikë janë të parafundit në tabelë në Konferencën e Lindjes në ligën amerikane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat