Ten Hag nxjerr në skenë të tjerë emra

Futboll

Ten Hag nxjerr në skenë të tjerë emra

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 12:07
Ten Hag

Manchester United po vijon punën për përforcimin e skuadrës, por duket se klubi po has vështirësi në realizimin e objektivave.

Tekniku i ri, Ten Hag është “fiksuar” pas De Jong, me Barcelonën që nuk ul aspak pretendimet nga mesfushori dhe kërkon të përfitojë sa më shumë.

Gjithsesi, burime pranë United bëjnë me dije për mediet britanike se holandezi po mendon edhe për pastrimet, ndërsa u ka propozuar drejtuesve edhe emrat e rinj për merkaton.

Eric Bailly, Phil Jones dhe Brandon Williams (ishte i huazuar te Norwich sezonin e kaluar) do të largohen përfundimisht, ndërsa Anthony Martial, Alex Telles dhe Aaron Wan-Bissaka duhet të impresionojnë trajnerin gjatë fazës përgatitore për të qëndruar edhe sezonin tjetër.

Sa i përket emrave të rinj në merkato, Ten Hag ka një listë, por se sa do të realizohen, kjo mbetet pyetja më e vështirë për momentin.

Christian Eriksen është një dëshirë e trajnerit dhe klubi po bisedon me lojtarin, i cili mbylli sezonin te Brentford. Linja e mbrojtjes ka nevojë për përmirësim dhe ish-trajneri i Ajax ka projektuar dy emra, për rolin e qendërmbrojtësit është Pau Torres i Villarreal, ndërsa në krahun e djathtë, Ten Hag kërkon shërbimet e patriotit të tij, Denzel Dumfries.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat