Ofertë në Angli për portierin e Kosovës

Futboll

Ofertë në Angli për portierin e Kosovës

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 16:23
Arijanet Muric

Arijanet Muric ka përfunduar nën shënjestrën e Burnley.

Klubi që në këtë sezon nuk mundi të mbijetonte në Premier League duke u rikthyer në Championship, ka nisur nga puna në merkato me pretendimin për të zhvilluar një sezon të denjë.

Një nga rolet kur drejtuesit kërkojnë të përforcojnë skuadrën është edhe porta, teksa synohet firma me portierin e përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric. 23-vjeçari është në pronësinë e Manchester City, ndërsa sezonin e fundit e kaloi në huazim tek turqit e Adana Demirspor.

Në fakt, prej vitit 2015 kartoni i Muric i përket “The Citizens”, megjithatë trajneri Pep Guardiola i ka besuar portierit shqiptar në vetëm pesë raste dhe ato në Carabao Cup.

Në këtë formë, te Burnley ka optimizëm se mund të nënshkruajnë me portierin, i cili në fakt ka në tavolinë edhe ofertën e Adanës për të qëndruar sërish në Superligën turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat