Rritja e numrit të vajzave që luajnë futboll

Futboll

Rritja e numrit të vajzave që luajnë futboll

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 16:56
Rritja e numrit të vajzave që luajnë futboll

Në përfundim të edicionit futbollistik, Zyra Rajonale e FSHF-së Elbasan ka bërë një analizë lidhur ecurinë e punës dhe objektivat që ishin vendosur në të gjitha kategoritë e moshave. Përgjegjësi i kësaj zyre, Ilirjan File, në një intervistë për fshf.org, shprehet se ka paur rritje të fëmijëve që janë afruar me futbollin dhe se po punohet ditë pas dite për masivizimin e futbollit në të gjitha moshat, e veçanërisht për vajzat.

Në aktivitetet e organizuara nga Zyra Rajonale e Elbasanit morën pjesë 67 ekipe për meshkuj të moshave U-7, U-9, U-11, U-13 dhe U-15, sie dhe 8 ekipe shkollash për femra dhe 2 akademi private të femrave. Aktualisht në zonën e Elbasanit janë rreth 700 djem dhe 120 vajza, që aktivizohen në ekipe të ndryshme në të gjitha moshat.

– Cilat janë risitë e edicionit që lamë pas në kampionatin rajonal amator të Zyrës Rajonale Elbasan?

–  Zyra Rajonale e Elbasanit ka bërë një punë voluminoze në masivizimin e futbollit në të gjithë territorin që përfshin nëpërmjet kampionateve që organizon, duke arritur rezultate të kënaqshme dhe duke afruar gjithmonë e më shumë djem e vajza me sportin më popullor në Shqipëri me gjithë vështirësitë me të cilat jemi përballur në çdo kohë.

Një nga risitë kryesore të këtij viti ishte edhe krijimi i ekipit të futsallit të Elbasanit që mori pjesë edhe në kampionatin kombëtar të organizuar nga FSHF, duke qenë ndër ekipet e para që pas rifillimit të kampionatit që ishte ndalur për shkak të pandemisë.

Gjithashtu këtë sezon u krijuan dy grupe të Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5, njëri në Elbasan me 10 ekipe dhe grupi tjetër në Cërrik me 8 ekipe.

– A mund të na përmendni disa nga problematikat kryesore të këtij edicioni?

– Sa i takon problematikave, sfidat mbeten të njëjtat dhe më kryesori është infrastruktura sportive. Pavarësisht sforcove vazhdojmë të vuajmë mungesën e terreneve dhe gjendjen e tyre, që përkeqësohet gjatë dimrit për shkak të motit. Sidoqoftë, ne jemi përpjekur që edhe me këto mundësi që kemi të organizojmë normalisht aktivitetet, duke u krijuar kushtet e duhura fëmijë që luajnë futboll.

– Sipas jush, a u arritën objektivat, në aspektin e rritjes së pjesëmarrjes? Numri i pjesëmarrësve ka qenë i kënaqshëm krahasuar edhe me edicionin e shkuar?

– Kemi pasur padyshim rritje të pjesëmarrjes krahasuar me sezonin e kaluar, pasi ky është fokusi ynë si zyrë. Në aktivitetet e organizuara nga Zyra Rajonale e Elbasanit këtë sezon morën pjesë 67 ekipe të futbollit për meshkuj të moshave U-7, U-9, U-11, U-13 dhe U-15.

Duhet theksuar se fakti se në këtë edicion në kampionatet rajonale morën pjesë gjithashtu edhe 8 ekipe shkollash për femra si edhe 2 akademi private të femrave. Aktualisht duke iu referuar shifrave në zonën që mbulohet nga Zyra Rajonale e Elbasanit kemi rreth 700 djem dhe 120 vajza, që aktivizohet në ekipe të ndryshme në të gjitha moshat.

Mund të them se në vija të përgjithshme objektivat që kishim në fillim të edicionit janë arritur në nivele të kënaqshme. Sigurisht që ka pasur rritje të numrit të ekipeve dhe futbollistëve, duke filluar nga grupmoshat më të vogla dhe deri tek të rinjtë.

– Cilat janë risitë për edicionin e ardhshëm? Cilat janë synimet kryesore?

– Synimi kryesor për edicionin e ardhshëm mbetet rritja e numrit të ekipeve pjesëmarrëse në aktivitet, ku në fokusin kryesor është edhe ai i femrave. Në fakt ne kemi bërë vazhdimisht hapa përpara në çdo sezon dhe vazhdojmë të insistojmë për shtimin e ekipeve pjesëmarrëse veçanërisht sa i përket futbollit të femrave në akademitë e futbollit.

Ne vazhdojmë të punojmë shumë për masivizimin e futbollit te grupmoshat e vogla, që është baza e prodhimit talenteve të së ardhmes, duke pasur gjithmonë e më shumë trajnerë të kualifikuar sa më mirë. Po punojmë ngushtësisht edhe me shkollat për afrimin e fëmijëve të vegjël me futbollin, në mënyrë që të merren me aktivitet sportiv.

Nuk do të lëmë pas dore as formatin e kampionatit të futbollit 5×5, pasi është e qartë se ka një interes të madh në zonën e Elbasanit për të qenë pjesë e këtij kampionati.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat