Onana: Do të luftojmë për të fituar gjithçka

Futboll

Onana: Do të luftojmë për të fituar gjithçka

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:26
Onana

Pas zyrtarizimit të Onana tek Interi, direkt ka ardhur edhe një intervistë për lojtarin në InterTV, kanalin tematik të klubit. Portieri erdhi me parametra zero nga Ajax.

A na thua dot më shumë për emocionin që ke ardhur në një klub si Inter?

“Faleminderit. Në fakt unë jam shumë i lumtur që bëj pjesëq në këtë klub të madh tani, në këtë familje që është një institucion i madh. Çfarë mund të thyuhet më shumë për këtë klub që i ka treguar të gjitha në histori? Të jesh këtu për mua është maksimumi. Shpresojm të arrijmë gjëra të mëdha bashkë.”

Je rritur në akademinë e Eto’o, lojtari afrikan më i fortë I të gjitha kohërave. Si e komenton?

“E vërteta është se kam një raport shumë fantastic me Samuelin. Ne kemi luajtër edhe bashkë njëherë në San Siro. Kemi folur për Interin disa herë, kur isha në kombëtare dhe jo vetëm. E dini çfarë më tha ? Që Interin është perfekt për mua. Për mënyrën time si luaj unë, për stilin tim. Për këtë sapo kam marr vesh që Interi më kërkonte, nuk kam pasur asnjë dyshim. jam shumë i lumtur që jam këtu.”

Keni ndonjë mesazh për tifozët e tut ë rinj?

“Natyrisht që dua t’I falenderoj të gjithë për shumë mesazhet që më kanë dërguar, më kanë mbushur me dashuri në çdo moment. E di që sezoni nuk ka qenë ai që prisnim, por mbi të gjitha, në ndeshjen e fudnit nuk kemi arritur të bëhemi kampion.”

Prandaj ka një kampionat tjetër, do të përmirësohemi dhe do të tentojmë përsëri që të bëjmë më mirë. Do të luftojmë për të fituar gjithçka, këtu dhe në Europë. Ky klub meriton gjithçka dhe lojtarët që kemi duhet të mendojmë vetëm për lart.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat