Prosineçki largohet nga Olimpia e Lubjanës, vetëm pse kërkoi...

Futboll

Prosineçki largohet nga Olimpia e Lubjanës, vetëm pse kërkoi...

Nga: K. Goca Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:17
Prosineçki në mes

Ish futbollisti i mirënjohur kroat, Robert Prosineçki, largohet nga Olimpia e Lubjanës, tre muaj pasi mori skuadrën sllovene dhe vetëm gjashtë ditë para fillimit të sfidave evropiane.

Drejtuesit e klubit, përveç trajnerit Prosineçki, kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe me drejtorin sportiv Mladen Rudonja, raportojnë mediat sllovene.

Portali “Ekipa24” si arsye për ndarjen e cilëson kërkesën e Prosineçkit dhe Rudonjës për burime shtesë financiare për të forcuar skuadrën.

Në vend që të plotësoheshin kërkesat, vjen shkarkimi, drejtori i klubit Igor Barishiç dhe presidenti Adam Delius falënderuan Prosineçkin dhe Rudonja për bashkëpunimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat