Barcelona, kërkon 4 përforcime të mëdha

Futboll

Barcelona, kërkon 4 përforcime të mëdha

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:44
Laporta

Barcelona thuhet se shpreson të ndajë 200 milionë euro për të shpenzuar për katër lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës. Sulmuesi i Bajern Munihut, Robert Levandovski është prioriteti kryesor i klubit, por skuadra e Çavit është gjithashtu e vendosur të tërheqë yllin e Man. Sitit, Bernardo Silva, anësorin e Lidsit, Rafinja dhe mbrojtësin e Seviljës, Zhull Kounde.

“Mundo Deportivo” raporton se ata kërkojnë të fitojnë para duke shitur 15 për qind të të drejtave të tyre televizive në një marrëveshje me vlerë rreth 360 milionë euro.

Klubi shpreson të shesë pjesën e dytë të të drejtave të tyre televizive deri më 17 korrik – data kur ata fillojnë turneun e tyre në Shtetet e Bashkuara, i cili përfshin katër ndeshje, njëra prej të cilave është Real Madrid. Nëse marrëveshja përfundon dhe ata janë në gjendje të blejnë katër lojtarët, ata do të kenë ende hapësirë për të bërë dy nënshkrime të tjera nga Çellsi – Cesar Azpilikueta dhe Markos Alonso.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata mund të bëjnë nënshkrime të reja ose të regjistrojnë Andreas Kristensen dhe Frank Kesi, të cilët tashmë kanë nënshkruar me klubin.

Anëtarët e Barcelonës votuan në favor të shitjes së një pjese të shitjes me pakicë, Barcelona Licensing and Merchandising (BLM) dhe një pjesë të të ardhurave të ardhshme të të drejtave televizive, javën e kaluar.  Në atë kohë presidenti i klubit Joan Laporta tha se marrëveshjet mund të mblidhnin deri në 700 milionë euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat