Evertoni e hap merkaton verore, ky është transferimi i parë për Lampardin

Futboll

Evertoni e hap merkaton verore, ky është transferimi i parë për Lampardin

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 15:49
James Tarkowski

Tanimë është bërë zyrtare edhe nga vetë klubi që mbrojtësi anglez, James Tarkowski, ka kompletuar transferimin te Evertoni si lojtar i lirë.

Pasi që u largua nga Burnley me përfundimin e kontratës së tij, Tarkowski kalon te Evertoni.

Ku edhe do të jetë transferimi i parë i trajnerit Frank Lampard këtë verë.

Mbrojtësi anglez ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Evertonin, e cila do ta mbajë atë në stadiumin “Goodison Park” deri më 30 qershor të vitit 2026.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat