Razhnatoviq dhe Mijoviq pas stërvitjeve në Serbi, paralajmërojnë fituesin e Kupës së Kosovës 

Futboll

Razhnatoviq dhe Mijoviq pas stërvitjeve në Serbi, paralajmërojnë fituesin e Kupës së Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2022 Në ora: 13:30
Razhnatoviq dhe Mijoviq

Ballafaqimi mes Bududçnostit të Podgoricës dhe Llapit të Podujevës, do të luhet me 7 korrik. 

Në taborin e fituesit të Kupës së Malit të Zi, Buduçnostit, shprehen se do të arrijnë fitore kundër Llapit.

“Mbrojtësi i majtë 21-vjeçar Andrija Razhnatoviq dhe sulmuesi 19-vjeçar Llazar Mijoviq, stërvitjeve nuk iu ndanë gjatë përgatitjeve në Zllatibor (Serbi).

Natyrisht, tema kryesore është Llapi, ku skuadra jonë do të luajë (të enjten më 7 korrik në Podgoricë në orën 20:30) kundër fituesit të Kupës së Kosovës në ndeshjen e parë të xhiros së parë kualifikuese për Conference League”, shkruan në faqen e klubit të futbollit Buduçnosti.

“Ne e dimë se kemi një ndeshje të vështirë para vetes. Tashmë e kemi analizuar kundërshtarin, i dimë pikat e forta dhe të dobëta dhe do të përpiqemi të shfrytëzojmë të gjitha pikat e dobëta të Llapit”, - thotë Mijoviq.

“Ne e respektojmë rivalin tonë, por jemi më të përkushtuar ndaj vetes, sepse gjëja më e rëndësishme është të jemi në nivelin e duhur.

Pres një lojë të vështirë dhe duhet të hyjmë me kokë të ftohtë për të mos përsëritur disa nga gabimet që bëmë sezonin e kaluar. Nëse jemi në nivelin e duhur, rezultati nuk duhet të mungojë”, thotë Razhnatoviq.  Mijoviq premton se do të luftojë deri në frymën e fundit:

“Shpresoj në mbështetje të madhe nga tifozët, besoj se ata do të vijnë në një numër sa më të madh dhe se së bashku do të bëjmë një përparim në Evropë. Të gjithë kemi një dëshirë të madhe për të korrigjuar rezultatin e vitit të kaluar”.

"Është e rëndësishme që ta fitojmë ndeshjen dhe të vazhdojmë përpara, dhe është krejtësisht e parëndësishme se kush do të shënojë golat", thanë njëzëri Mijoviq dhe Razhnatoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat