Nga shfryrja kundër Pirlos dhe Juventusit...

Futboll

Nga shfryrja kundër Pirlos dhe Juventusit...

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 13:39
Tudor

Marseille ka q enë e detyruar të bëjë llogaritë me lamtumirën e papritur të Jorge Sampaoli-t. Trajneri, në fakt, është larguar nga klubi francez pavarësisht se ka arritur një kualifikim të mrekullueshëm në Champions për sezonin e ardhshëm.

Klubi ka mbetur i befasuar, por nuk ka humbur kohë dhe pas disa sondazhesh me trajnerë të ndryshëm, ka vendosur më pas të hidhet në sulm për Igor Tudor.

Trajneri kroat ka bindur drejtuesit e klubit francez, që ka vendosur t’i besoj ish-trajnerit të Verona-s, duke nënshkruar me të një kontratë dyvjeçare, shkruan Telesporti.

Tudor ka zbarkuar në Marsejë, një sinjal i asaj që kishte paralajmëruar presidenti i Marseille, Pablo Longoria, i cili ka siguruar tifozët rreth zyrtarizimit të trajnerit të ardhshëm.

Tudor e ka mbyllur sezonin e fundit në drejtim të Verona-s në vendin e nëntë në Serinë A me 53 pikë të grumbulluara në 38 ndeshje, vetëm 1 më pak në krahasim me 54 të grumbulluara në sezonin 2013-14 nga Andrea Mandorlini, rezultati më i mirë i arritur nga veronezët në Serinë A, dhe duke realizuar një numër rekord golash: 65 gola, 2 më shumë në krahasim me rekordin e mëparshëm prej 63 golash.

Për Tudor kjo është një kënaqësi e dyfishtë. Verona, në fakt, erdhi në një moment të dytë, duke u punësuar në vazhdim të sezonit pas fillimit të keq të Di Francesco-s.

Tudor, në fakt, ishte larguar nga Juventus-i, pas kishte përfunduar një sezon si bashkëpunëtor i Andrea Pirlo-s, duke u shfryrë publikisht kundër klubit dhe trajnerit të Karagumruk-ut. Telefonata e Marseille, pas deklaratave të tij, është një lloj revanshi për kroatin.

Ai e ka shprehur pakënaqësinë e tij në një intervistë të dhënë për të përditshmen sportive kroate Sportske Novosti: “Na larguan pasi fituam Kupën e Italisë, Superkupën dhe pasi kishim siguruar kualifikimin në Champions League. Nuk do të jem më kurrë ndihmësi i askujt”, ka thënë Tudor.

Ai ka shpjeguar edhe pakënaqësinë e tij me Pirlo-n: “Më zgjodhi mua pasi mori detyrën, duke parë se është shumë mik i Baronio-s, ka marrë edhe atë dhe një tjetër, një analist, dhe na ka vënë të gjithëve në të njëjtin nivel. Nuk ishte e drejtë, sepse unë jam një trajner”.

Në fakt, Tudor ka treguar më pas se pikërisht si trajner ka arritur të dallohet në stolin e Verona-s, duke mposhtur edhe ekipet e mëdha dhe duke e mbyllur sezonin me veronezët në krahun e majtë të renditjes, një hap larg Europës.

Tani ka ardhur shpërblimi i duhur për rrugëtimin e tij. Ka mbetur në hije tek Juventus-i, pavarësisht se Pirlo kishte detyrën kryesore, por tani Tudor do të drejtojë një klub prestigjioz dhe të njohur si Marseille në Champions.

Nga ana tjetër, Maestro Pirlo, pas një sezoni pushim, duhet ta rinisë rrugën e  tij të trajnerit nga turqit e Karagumruk: jo saktësisht një skuadër e nivelit të lartë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat