Tahir Batatina paralajmëron Buduçnostin: E pret skuadra e legjendës së futbollit Fadil Vokrri 

Futboll

Tahir Batatina paralajmëron Buduçnostin: E pret skuadra e legjendës së futbollit Fadil Vokrri 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2022 Në ora: 16:18
Tahir Batatina

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi i Podujevës, është gati për sfidën e madhe të së enjtes (7 korrik, në orën 20.30), kundër Buduçnostit në Podgoricë.

Fituesi i Kupës së Malit të Zi, Buduçnosti, ndeshjen e parë e luan në konak të vetin të kualifikueseve në Conference League, ndërsa me 14 korrik përballet në stadiumin “Fadil Vokrri” me Llapin. 

Futbollistët e Llapit janë të motivuar deri në pikën e fundit për këtë ndeshje, ndërsa kryetrajneri Tahir Batatina, thotë se janë të përgatitur maksimalisht dhe kërkojnë më të mirën në Podgoricë.

Image

Ne jemi të përgatitur jashtëzakonisht mirë dhe çdo detal të kundërshtarit e dijmë dhe e kemi analizuar shumë mirë. 

Jemi edhe të përgatitur edhe të motivuar për këtë ndeshje rivalizuese por ata i pret skuadra e legjendës së futbollit Fadil Vokrri që ka lënë gjurmë në ish Jugosllavi të asaj kohe dhe ne do t’i paralajmërojmë që do të shkojmë të paraqitem mirë dhe dinjitetshëm. 

I kemi studiuar mirë dhe çdo detal e dijmë të kundërshtarit”, thotë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat