Laporta: Ja kur do prezantohet Kessie

Futboll

Laporta: Ja kur do prezantohet Kessie

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 19:11
Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur së fundmi në lidhje me merkaton te klubi “Blaugrana”. Laporta ka theksuar se prezantimi i Franc Kessie te katalanasit, që është në pritje prej një kohe të gjatë, do të bëhet ditën e mërkurë, me lojtarin që bashkohet me parametra zero me Barçën, duke qenë se më 30 qershor i skadoi kontrata me Milan.

Ndërsa të enjten është Christensen ai që do të prezantohet te klubi spanjoll, pas largimit nga Chelsea.

“Të mërkurën do ta prezantojmë Franck, të enjten do të jetë radha e Christensen”-tha ai.

Megjithatë një ndër deklaratat më “tronditëse” të kreut të Barçës ka qenë ajo e së ardhmes së De Jong.

“Ne nuk duam ta shesim dhe ai dëshiron të qëndrojë.”-tha presidenti i katalanasve.

De Jong ishte i lidhur me një transferim të mundshëm te Manchester United, për t’u bashkuar me ish-trajnerin e tij Ten Hag, megjithatë Laporta i hodhi poshtë lajmet që theksonin se holandezi e dëshiron këtë lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat