Origi zyrtarizohet te Milani

Futboll

Origi zyrtarizohet te Milani

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:34
Origi zyrtarizohet te Milani

AC Milan ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Divock Origin.

Sulmuesi belg me “Rossonerët” ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Origi në “San Siro” ka kaluar si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadoi më 30 qershor.

27-vjeçari karrierën e ka nisur te Genku dhe Lille, para se të bënte debutimin e tij profesional me klubin francez në vitin 2013.

Një vit më vonë Origi u transferua te Liverpooli, teksa për një sezon (2017/18) ka luajtur si i huazuar edhe te Wolfsburgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat