Laporta e konfirmon takimin me menaxherin e Ronaldos

Futboll

Laporta e konfirmon takimin me menaxherin e Ronaldos

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 13:54
Ronaldo

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar se është takuar me menaxherin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes.

Sidoqoftë, kreu i klubit katalunas nuk ka dhënë detaje se për çka kanë biseduar.

Këto deklarata, numri 1 i Barçës i dha në prezantimin zyrtar të përforcimit më të ri, Franck Kessie.

“Por, kam qenë me të (Mendes) dhe kemi darkuar të hënën dhe kemi biseduar për ‘merkaton’ në përgjithësi”, ka thënë fillimisht Laporta.

“A është biseduar për Cristiano Ronaldon? Nuk ua them se për cilët lojtarë është diskutuar në këtë takim, por është gjithmonë interesante të informohemi për situatën e disa emrave që janë në ‘treg’. Nuk flas për individë sepse nëse bëj këtë, gjithmonë shtrembërohen interpretimet”, vazhdoi Laporta.

Ditëve të fundit po flitet se Barcelona është futur në garë për transferimin e Cristiano Ronaldos, i cili po e kërkon largimin nga Manchester United pasi dëshiron të transferohet në një klub ku do të mund të luante në Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu, për ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit interesim kanë shfaqur edhe Chelsea në Angli dhe Bayern Munichu në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat