Shehi: Do ta përmbysim në Tiranë

Futboll

Shehi: Do ta përmbysim në Tiranë

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:17
Shehi

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas humbjes së bardhebluve, në aktin e parë të Champions-it, ndaj luksemburgasve të Dudelanzh. Për mikforonin e “Oversport” pas ndeshjes, tekniku i kampionëve të Superiores ndër të tjera u shpreh:

“Ishte një ndeshje e vështirë. Deri diku e interpretuar mirë, goli ishte i evitueshëm, por gjëra të tilla ndodhin. Të vjen keq për kartonin e kuq që morëm, sepse u prishën strategjitë. Skuadra nuk u fut në presion. Kartonët u morën shpejt.

Ka dhe ndeshje kthimi, kemi besim për ta përmbysur rezultatin në Tiranë. Si mund ta marrin Veseli dhe Totre topin, kur të gjithë kundërshtarët janë bosh, dalin jashtë loje ata, kur kundërshtarët mbrohen në 40 metra. Kërkonim të luanim shpejt dhe të ndërronim krahun e lojës. Presioni kundërshtar na bëri që të gabojmë. Nuk jam dakord kur thoni që 2 mesfushorët duhet të futen në lojë, kur në boshtin qendror ata kanë 8 lojtarë.

Ne ishim gati për të ndryshuar. Do ndërronim një mesfushor dhe të fusnim Hasanin. Kartoni I kuq I Limajt na I prishi planet. Situatat e lojës rrjedhin shumë shpejt, nuk e menduam kartonin e kuq tonin që do të vinte aq shpejt.

Taulanti mund të luajë edhe në majë të sulmit, por është më efikasës në krah. Varet nga kundërshtarin. Mos harrojmë që ka bërë 18 gola duke luajtur në krah.

Shtatëlartësia e skuadrës sonë ishte dukshëm e ulët me kundërshtarin. Kjo është shumë e rëndësishme. E rëndësishme është të kthejmë rezultatin pas 2 jave në Tiranë”, u shpreh Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat