Shabani nga Anglia në Zvicër

Futboll

Shabani nga Anglia në Zvicër

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 13:48
Shabani

Futbollisti me origjinë shqiptare Meritan Shabani është larguar nga Wolverhampton Wanderers pas tri viteve qëndrim te skuadra angleze, teksa së fundmi është transferuar te zvicerianët e Grasshoppers.

Mesfushori me tipare ofensive nuk i eci fati në Angli, pasi pësoi dy lëndime të rënda që e mbajtën shumicën e kohës jashtë fushave, ndërkohë që do të ringrihet nëpërmjet aventurës së re në kampionatin zvicerian.

Shabani ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare më mundësi vazhdimi për 1 vit tjetër. Shqiptari i Kosovës me pasaportë zvicerane e ka filluar karrierën te Bajern Mynih,  teksa për disa muaj luajti si i huazuar edhe tek VVV Venlo në Holandë.

Shabani është prezantuar te  27 herë kampionët e Zvicrës dhe aty ka gjetur edhe shqiptarët e tjerë si Amir Abrashi, Shkëlqim Demhasaj, Florian Hoxha, Dion Kacuri dhe Leonardo Uka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat