Mendy nuk ka frikë

Futboll

Mendy nuk ka frikë

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 15:23
Mendy nuk ka frikë

Erling Haaland është një sulmues i frikshëm për të gjitha mbrojtjet e skuadrave europiane, por Edouard Mendy duket se nuk ka frikë nga norvegjezi.

Portieri i Chelsea-t ka folur për transferimin në Premier League të ish-sulmuesit të Borussia Dortmund, i cili ka nënshkruar me kampionët në fuqi të Manchester City-t.

“Duhet të përqendrohem te të gjithë sulmuesit e të gjitha skuadrave. Fakti që do të jetë edhe Haaland, nuk ndryshon asgjë. do ta shikoj si të ishte Benteke.

“Nuk ka shumë diferencë mes Crystal Palace dhe Manchester City, duhet përqendrim sepse çdo sulmues mund të shënojë në çdo moment”, ka thënë Medny për The Sun.

Në lidhje me largimin e bashkëkombësit të tij mane nga Liverpool-i: “Është një humbje e madhe për Premier League për cilësinë si lojtar dhe si njeri, sepse është një shembull për të rinjtë. Shpresoj që të argëtohet në Bundesliga".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat