Sadiku zyrtarizohet në klubin e ri

Futboll

Sadiku zyrtarizohet në klubin e ri

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 12:58
Sadiku zyrtarizohet në klubin e ri

Armando Sadiku ka ndryshuar përsëri skuadër dhe tashmë është transferuar në një tjetër ekip në Ligën e dytë spanjolle.

Lojtari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin spanjoll të Cartagena  me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një tjetër sezon.

Armando Sadiku do të provojë eksperiencën e katërt në Spanjë, pasi më parë ka qenë pjesë e Levante, Malaga dhe në sezonin e fundit përfaqësoi ekipin e Las Palmas.

Shqiptari në ditët në vijim do të udhëtoj në ambjentin stërvitor në La Manga Club për t’u bashkuar me ekipin e tij të ri. 31-vjeçari në sezonin e fundit zhvilloi 24 ndeshje në La Liga 2 duke shënuar vetëm 4 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat