Georgina dëshiron që CR7 të transferohet në Spanjë

Futboll

Georgina dëshiron që CR7 të transferohet në Spanjë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 20:02
Georgina e Ronaldo

Sipas disa raportimeve nga mediat spanjolle, bashkëshortja e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, dëshiron që ylli portugez të rikthehet në kampionatin spanjoll.

vjeçari dëshiron të largohet nga Manchester United dhe agjenti i tij, Mendes, ka tentuar disa herë të ofrojë kartonin e tij në disa klube të mëdha në Evropë. Të gjithë e kanë refuzuar dhe sigurisht problemi është paga e lartë e Ronaldos.

Por së fundmi, Atletico Madrid duket se ka shfaqur interes për ish-sulmuesin e Juventus. Sipas “Dario Sport”, partnerja e tij, Georgina Rodriguez dëshiron që ai të kthehet në ligën ku emri i portugezit kapi majat e futbollit.

Diego Simeone, tekniku i Atletico Madrid, ka interes që CR7 t’i bashkohet klubit për të rivalizuar kundërshtarët e tjerë. Pengesa e Atletico-s është paga e Cristianos, por për ta bërë të mundur këtë gjë, ata duhet të krijojnë hapsira në financat e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat