Bare: Nuk e vendos unë, por jam gati!

Futboll

Bare: Nuk e vendos unë, por jam gati!

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 16:21
Bare: Nuk e vendos unë, por jam gati!

Espanyol dhe Keidi Bare banë biseduar për detajet e kontratës dhe përmirësimin e saj, ndërsa së fundmi mesfushori i kombëtares shqiptare e ka thënë troç së i pëlqen të jetë kapiten i skuadrës spanjolle.

Duke folur për mediet në prag të ndeshjes miqësore me Las Palmas, që do të luhet të premten, nesër në orën 19:15, shqiptari theksoi se është “i dashuruar” me klubin spanjoll.

“Do të doja të qëndroja këtu për një kohë të gjatë sepse ndihem shumë rehat dhe shumë i dashuruar”-tha Bare.

Më tej duke folur për gjendjen e tij fizike mesfushori i kombëtares shqiptare shtoi se ndjehet mirë.

“Ndihem mirë fizikisht dhe mendërisht. Duhet të bëj më të mirën për të arritur nivelin tim. Nëse skuadra më ndihmon dhe unë i ndihmoj ata, me siguri do të kemi një vit të mrekullueshëm”,-deklaroi shqiptari.

Ndërsa shtoi se i pëlqen stili i trajnerit të ri Diego Martinez: “Këtë stil i pëlen të gjithë ekipi, jo vetëm mua. Në rastin tim, më pëlqen intensiteti që po punojmë. Mendoj se e gjithë skuadra është shumë mirë me këtë. I gjithë grupi dhe unë jemi shumë të kënaqur me stafin e ri stërvitor”.

I pyetur nëse do të jetë kapiten i Espanyol sezonin e ardhshëm, mesfushori u përgjigj shumë thjesht: “Këtë e vendos trajneri dhe grupi dhe unë jam i përgatitur për gjithçka".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat