Interi nuk i ndahet Empolit!

Futboll

Interi nuk i ndahet Empolit!

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 17:03
Matia Viti

Interi nuk i ndahet Empolit!

Matia Viti, 20-vjeçari i Empolit, ka përfunduar në shënjestrën e Interit që kërkon të investojë duke menduar edhe për të ardhmen.

Italiani ka bërë paraqitje të mira sezonin që lamë pas nën urdhrat e Aurelio Andreacolit dhe ka fituar jo pak herë vëmendjen e Interit që nuk ka ngurruar ta ndjekë atë paralelisht me Kristjan Asllanin.

Mbrojtësi shikohet si një nga emrat më premtues të vendit fqinj dhe zikaltrit nuk duan ta lënë t’u shpëtojë ky rast dhe madje duan të përfitojnë edhe nga marrëdhëniet e mira me klubin toskan për të shkuar drejt një huazimi me të drejtë blerjeje që mund t’i lejojë ata të marrin kohën e duhur për të vendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat