Hazard: Jam i lumtur për Champions-in

Futboll

Hazard: Jam i lumtur për Champions-in

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 13:00
Hazard

Eden Hazard ka trembur jo pak Realin në seancën stërvitore të së premtes në Los Anxhelos pak para nisjes drejt Las Vegasit.

Ai ka pësuar një dëmtim duke mbajtur në ankth Realin, por analizat kanë treguar se për të nuk ka pasur asnjë shqetësim serioz dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë në të gdhirë të së dielës në fushë kundër Barcelonës.

Për Hazardin miqësorja kundër katalanasve do të jetë e veçantë. Që nga transferimi i tij në Madrid në vitin 2019, belgu nuk ka luajtur asnjë “Klasike” kundër Barçës si pasojë e dëmtimeve.

Hazard kërkon të thyejë tersin në këtë sezon ku duket më i frymëzuar se kurrë. Dy janë temat për të cilat Hazard ka folur që nga SHBA-ja.

E para ka të bëjë me gjendjen e tij fizike. Sulmuesi ka saktësuar se nuk ka më asnjë shqetësim në kavilje. Tjetra ka të bëjë me sukseset e Realit në sezonin e kaluar dhe trishtimin e tij për mungesën e kontributit personal në sukseset e “Los Blancos”, veçanërisht titujt në La Liga dhe në Champions.

“Natyrisht që jam shumë i lumtur që fituam kampionatin dhe Ligën e kampioneve.

Por do të kisha dashur shumë të isha dhe unë pjesë e suksesit duke dhënë kontributin në fushë. Isha i lumtur për shokët, por brenda meje diçka më thoshte: duhet të tregosh se sa vlen, duhet të tregosh se je i nevojshëm për Realin”, ka thënë Hazard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat