Kahn: Patëm bisedime brenda klubit për Ronaldon

Futboll

Kahn: Patëm bisedime brenda klubit për Ronaldon

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 13:21
Kahn: Patëm bisedime brenda klubit për Ronaldon

Drejtori sportiv i Bayer Munichut, Kahn, ka folur për zërat që e lidhin Ronaldon me kampionët gjermanë.

Kahni pranoi se ka pasur bisedime brenda klubit për lojtarin portugez.

Megjithatë, sipas Kahnit, bordi i klubit vendosi që lojtari nuk do të përshtatej me filozofinë e klubit.

Duke folur për “Bild”-in, Kahni tha: “Ne diskutuam për Cristiano Ronaldon brenda vendit - unë e konsideroj atë një nga futbollistët më të mëdhenj ndonjëherë.

“Më pas arritëm në përfundimin se, pavarësisht vlerësimit për Cristianon, ai nuk do të përshtatej me filozofinë tonë në situatën aktuale”, tha drejtori sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat