Navas pritet të largohet nga PSG

Futboll

Navas pritet të largohet nga PSG

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 18:09
Navas

Ditët e Keylor Navas në Paris Saint-Germain duken të numëruara me portierin që pritet të largohet nga Franca

Portieri i Kosta Rikës nuk është më ne planet e stafit të trajnerit të ri dhe ai tashmë është duke shikuar largimin nga klubi.

Serie A e Italisë shtë destinacioni i tij i preferuar dhe Napoli është në garë për shërbimet e portierit të PSG-së, sipas Corriere dello Sport.

Por ka një pengesë, është problemi i pagës së madhe që po e ndalon këtë gjë.

Kërkesat e Navasit janë të larta, ai është njëri prej lojtarëve më të paguar në PSG dhe fuqia ekonomike e Napolit nuk është e njëjtë si ajo e klubit parisien.

Corriere raporton së paga e tij është 7.09 dollarë, plus dy me bonuse të Ligës së Kampionëve dhe kjo është arsyeja pse lojtari nuk ka nënshkruar kontratë. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është optimist.

Në tre sezone që Navas ka luajtur për PSG ai ka luajtur më shumë së 6000 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat