Krerët e Romës negociojnë me agjentin e lojtarit

Futboll

Krerët e Romës negociojnë me agjentin e lojtarit

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 12:16
Andrea Belotti

Sulmuesi italian Andrea Belotti raportohet se është afër transferimit te AS Roma.

Italiani pak ditë më parë zyrtarisht u largua nga Torino. Belotti është duke u vëzhguar nga disa klube të mëdha evropiane, por kryeqytetasit e Italisë duke se janë skuadër më serioze për të rrëmbyer yllin italian.

“Andrea Belotti më shumë mundësi do t’i bashkohet Romes dhe trajnerit Jose Mourinho”, shkruajnë mediat italiane.

Krerët e Romës thuhet se janë në negociata me agjentin e lojtarit, dhe siç raportohet, brenda pak ditësh mund të arrihet marrëveshja mes dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat